‘Arbitri më tha f..k you. Po ta thonim ne, do të dënoheshim me 10 ndeshje pezullim’-Kjo është akuza e bërë nga Marco Verratti në drejtim të arbitrit të ndeshjes mes Manchester City dhe PSG, Bjorn Kuipers. Një akuzë që bëri xhiron e botës duke shkaktuar një polemikë të madhe, por sipas të përditshmes franceze ‘L’Equipe’, UEFA nuk ka nisur asnjë hetim disiplinor në drejtim të holandezit i konsideruar si arbitri më i pasur në botë.
Arbitri i ndeshjes që u akuzua publikisht edhe nga Paredes dhe Herrera, në fakt zotëron disa sipërmarrje që nme kalimin e kohës i kanë dhënë mundësinë që të rrisë pasurinë e tij personale.
Nuk është hera e parë që Kuipers bëhet protagonist në media për ndonjë fjalë të tepërt të thënë në fushën e lojës, por është hera e parë që akuzohet për fyerje të rënda nga futboillistët, një akuzë që mesa duket do të shkojë dëm. UEFA edhe mund të hapë ndonjë hetim, por sipas ‘L’Equipe’ qeveria e futbollit evropian nuk duket se ka dëshirë ta ndërmarrë këtë hap.
Sfidanti.al