Konkurrenca është e fortë, por nuk i dihet. Klubeve shqiptare edhe mund t’u shkojë mendja për compromise apo tolerime, dhe Federata Shqiptare e Futbollit bën me dijë se ka vendosur që katër javët e fundit të Superligës do të luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë. Kjo duke nisur me javën e 33-të në 13 maj, me ndeshjet e së cilës që do të luhen në orën 16:00. Përjashtimi i vetëm i kësaj jave dhe i gjithë periudhës së mbetur është derbi Partizani-Tirana që pritet të jetë në “Arenën Air Albania” në 13 maj, dhe që do të luhet në orën 19:00.
Javët e tjera do të jenë përkatësisht e 34-ëta në 17 maj, e 35-ta në 21, dhe e fundit në datën 26 maj. Ndeshjet e këtyre javëve do të luhen në orën 17:00. Superliga mbetet shumë interesante pasi nga kreu që mbahet nga Partizani, deri tek vendi i katërt i Laçit, diferenca është vetëm tri pikë. Në lojë madje është ende edhe Tirana që ka 50 pikë, 7 më pak se të kuqtë. Në katër xhirot e fundit do të ketë përballje tepër të forta, si derbi i kryeqytetit, Teuta-Partizani, Laçi-Teuta, Partizani-Vllaznia apo Vllaznia-Laçi. Ndërkaq java e 32-të luhet këtë të premte dhe të shtunë, dhe nis me sfidën Vllaznia-Kukësi.
Sfidanti.al