Napoli, Osimhen pozitiv me Covid, është asimptomatik

Nuk kanë të përfunduar telashet për Victor Osimhen. Dukej se nigeriani ishte shumë pranë kthimit në fushat e lojës, pas një mungese që zgjaste që nga 8 nëntori për shkak të një dëmtimi të pësuar me kombëtaren e tij. Por tani ja ku del lajmi për pozitivitetin e tij me Covid 19, lajm që u konfirmua nga vetë klubi i Napolit nëpërmjet një komunikate për shtyp duke theksuar se futbollisti është asimptomatik dhe se nuk është takuar me pjesën tjetër të skuadrës

Osimhen u kthye nga Antverpi në Belgjikë ku kishte shkuar për të kuruar shpatullën e dëmtuar dhe ishte gati për t’u vizituar nga mjeku social i Napolit, Raffaele Canonico që kishte vlerësuar kohën e riaftësimit të tij. Tani shfaqet ky problem që e shtyn akoma më shumë rikthimin e tij në fushën e lojës duke shuar shpresat e Gattusos që priste ta kishte atë në dispozicion për Superkupën e Italisë me Juventusin që do të luhet në 20 janar.

Sfidanti.al