E ardhmja e Gigio Donnarummës te Milani është ende për t’u përcaktuar. Kontrata e tij me kuqezinjtë skadon në verën e këtij viti dhe ende nuk po flitet për një rinovim të saj. Ndërkaq në Francë janë intensifikuar zërat që e shohon portierin e ri mes objektivave kryesorë të Paris Saint Germainit; Leonardo tashmë po punin për ta sjellë Donnarummën në Paris ku do të zëvendësojë Keylor Navas, 34 vjecar.
Sipas portalit ‘Le10Sport’, Donnarummën e presin muaj shumë intensive në aspektin e merkatos së transferimeve. Motivi i parë i vlefshëm që e shtyn PSG për të tentuar Gigio Donnarumman është eksperienca e tij dhe niveli i lartë i shfaqur si portier, pavarësisht moshës së tij të re, 21 vjec.
Për më tepër një transferim i mundshëm i Donnarummës do t’i japë mundësinë PSG që të forcojë akoma më shumë lidhjet me Mino Raiolën, që është agjenti i shumë futbollistëve të tjerë evropianë. Dhe në fund, duke marrë parasysh moshën 34 vjecare të Navas, me ardhjen e Donnarummës klubi francez siguron të ardhmen e portës.
Sfidanti.al