Ndoshta mund të jetë një rast unikal, edhe pse do të mbetet i tillë vetëm për disa muaj. Nuk ka ndodhur kurrë më parë (besohet) që presidenti i një klubi, të jetë njëkohësisht edhe analist televiziv. Habia bëhet e stërmadhe kur mëson se ky president quhet Oliver Kahn, pikërisht pasardhësi i Uli Hënesit në kolltukun numër 1 të Bajernit të Mynihut. Kahn, ish-kapiten i Bajernit dhe i kombëtares gjermane, e mori detyrën nëntorin e kaluar, pasi Hënes dha dorëheqje, por ndërkohë kontrata e tij me televizionin ZDF ishte në vazhdim, pra e vlefshme.
Kjo kontratë përfundon në korrik, pas Kampionatit Europian, pra i mbiquajturi “Titani” mbetet i detyruar t’i qendrojë besnik asaj që ka firmosur vetë. ZDF-ja të paktën bëri një përjashtim, pra që Kahn nuk do të komentojë ndeshjet e Bajernit. Nuk dihet sesa të vështirë do ta ketë presidenti të dalë në TV e të bëjë analiza, por padyshim që kjo do të jetë një periudhë që ai do të dëshirojë të përfundojë sa më shpejt. Nuk i ka hije, në fund të fundit, presidentit të Bajernit, të jetë në një rol të tillë.
Sfidanti.al