Sulmohet sërish banesa e një arbitri grek, një incident që ndodh për herë të dytë brenda 2 javëve dhe kjo rrit mundësinë që klasa arbitrare në futbollin Helen të hidhen në grevë. Gjithcka ndodhi ditën e premte dhe objektiv u bë banesa e Angelos Evangelu që u shkatërria plotësisht ashtu sikurse ndodhi edhe në 22 dhjetor teksa banesa e tij pësoi dëme nga kapsollat e hedhura
Në 22 dhjetor Evangelu ishte arbitri I sistemit VAR kur Olimpiakosit iu anulua një gol dhe iu mohua një penallti në sfidën me Volu, ndeshje kjo që u mbyll 0-0 duke bërë që 44 herë kampionët e Greqisë të zbresin në vendin e dytrë. Edhe vetë Olimpiakosi si klub protestoi për vendimet arbitrare duke akuzar 5 arbitrat e asaj ndeshjeje për marrje ryshfeti. Madje klubi grek shkoi edhe më tej teksa dërgoi një letër proteste në dy instancat më të larta të futbollit UEFA e FIFA duke folur për një manipulim të pastër të rezultatit në një ndeshje ku u përdor edhe sistemi VAR.
Pas këtij sulmi të parë, arbitrat e ligës greke paralajmëruan për një grevë, por të mërkurën vendosën që të pezullonin këtë aksion të tyre pasi morën garancinë nga Federata greke, Liga dhe klubet. Pas këtij incidenti të dytë, nuk ka pasur reagime të menjëhershme nga arbitrat dhe ndeshjet e kësaj fundjave do të luhen rregullisht
Ndërkaq Federata Greke e përkufizoi shkatërrimin e portës së shtëpisë së arbitrit Evangelu si një cmenduri të pamendueshme të futbollit të vendit. Edhe rivalët e Olimpiakosit, PAOK u bashkuan në apelin për dënimin e përgjegjesve të këtij incidenti, ndërsa AEK I kërkoi Ligës dhe qeverisë që të bëjnë hetime të thella për këto sulme mafiose, ndërsa Panathinakos që do të luajë këtë derbi të zjarrtë me Olimpiakos deklaroi se ata që bëjnë dhunë dhe mashtrime duhen ndëshkuar
Sfidanti.al