Ardhja e Ançelotit dhe Epoka e Artë e trajningut në Premier Ligë!

Me mbërritjen e Karlo Ançelotit, numri i këtyre trajnerëve arriti në katër. Flitet për teknikë që fituan Championsin në karrierë, pasi në Premier Ligë janë edhe Zhoze Murinjo, Pep Guardiola e Jurgen Klop. Pak muaj më parë, në detyrë ishte edhe Rafa Benitez, tjetër kampion i Europës që drejtonte Njukasëllin. Kampionati anglez po kalon një epokë të artë me trajnerët, pasi aty janë edhe emra të njohur si Roi Hoxhson e Brendan Roxhers, ndërsa deri para pak ditësh ishte Manuel Pelegrini, fitues i Premier Ligës me Mançester Sitin. Premierin e kanë fituar edhe Murinjo, Guardiola, Ançeloti, ndërsa kësaj liste mund t’i shtohet Jurgen Klopi që ka shanse të mëdha ta fitojë titullin me Liverpulin. Nëse Klaudio Ranieri do ta kishte mbajtur Fulhamin në Premier sezonin e kaluar, ky numër do të kishte qenë edhe më i madh. Deri pak javë më parë, në elitën e futbollit anglez drejtonte Unai Emeri, trajneri i Arsenalit që ka fituar Ligën e Europës, ndërsa një si Roi Hoxhsoni ka arritur dy herë në finale të kësaj kupe.

Sfidanti.al