Fundjava kuqezi/ 4 gola e 5 asiste, paraqitje e shkëlqyer e “legjionarëve”

Futbollistët e Kombëtares shqiptare që luajnë në kampionatet jashtë vendit kanë mbyllur një tjetër javë me paraqitje pozitive me klubet e tyre, ku veç golave të shënuar, nuk kanë munguar as asistet. Katër kuqezinj kanë gjetur rrugën e rrjetës këtë fundjavë me skuadrat respektive. Myrto Uzuni realizoi golin e tij të parë në elitën spanjolle.

Vazhdoni leximin →

FSHF firmos me MCN TV kontratë 3-vjeçare për të drejtën TV

Federata Shqiptare e Futbollit ka firmosur sot marrëveshjen me MCN TV, që do të transmetojë për tre vitet e ardhshme kampionatin “Abissnet Superiore”, Kategoria e Parë, si edhe të Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën e Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku dhe Administratori i MCN TV, Endri Meksi kanë nënshkruar kontratën mes palëve

Vazhdoni leximin →

“Play off”-i i Ligës së Konferencave, FSHF mirëpret Strugën në “Elbasan Arena”

Sfida Struga-Breidablik, e vlefshme për fazën play-off të UEFA Conference League, do të luhet më datën 24 gusht në stadiumin “Elbasan Arena”, ora 19:00. Vendimi është marrë në konsultim mes UEFA-s, Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi stadiumi i Strugës nuk plotësonte kriteret e qeverisë së futbollit europian

Vazhdoni leximin →

Hidhet shorti për Kategorinë e Parë, zbardhet kalendari për sezonin 2023-2024

Paraditen e kësaj të mërkure, Federata Shqiptare e Futbollit hodhi shortin e Abissnet Superiores dhe Kategorisë së Parë, për sezonin 2023-2024, teksa tashmë janë zbuluar dhe datat e fazës së parë të kampionatit. Në Kategorinë e Parë, që do të fillojë më 2 shtator do të luajnë këtë sezon, Elbasani, Flamurtari, Besa, Lushnja, Bylis, Kastrioti,

Vazhdoni leximin →

FSHF hedh shortin, Superiorja nis me spektakël, kryeqyteti “shkundet” javën e 6-të

Paraditen e kësaj të mërkure, Federata Shqiptare e Futbollit do të hedhë shortin e Abissnet Superiores dhe Kategorisë së Parë, për sezonin 2023-2024, teksa tashmë janë zbuluar dhe datat e fazës së parë të kampionatit. Kështu, që në javën e parë të Superiores këtë sezon do të kemi një derbi të kryeqytetit, në “përplasjen”, Dinamo-Tirana,

Vazhdoni leximin →

FSHF merr vendimin, të mërkurën mësohet kalendari i Superiores për sezonin 2023-2024

Kalendari i kampionatit “Abissnet Superiore 2023-2024” dhe ai i “Kategorisë së Parë 2023-2024” do të zbardhen këtë të mërkurë, teksa në ambientet e sallës së konferencave në ‘Shtëpinë e Futbollit’ do të hidhet shorti për edicionin e ri të këtyre dy kampionateve. Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi këtë të hënë se, shorti për edicionin e

Vazhdoni leximin →