A do të bëhet një lojtar tjetër i Kosovës “mollë sherri”? Ademi jep mesazhin e qartë

Gjatë orëve të fundit në media ka nisur të qarkullojë emri i një tjetër lojtari nga Kosova që mund të bashkohet me Shqipërinë duke ndjekur shembujt e Mujës dhe Dakut. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Ballkanit të Ilir Dajës, Lumbardh Dellova, lojtar në orbitën e Kosovës. Për të mësuar më shumë në lidhje me këto zëra, mediat në Kosovë kanë kontaktuar presidentin e FFK-së, Agim Ademi, i cili ka ashpërsuar tonet ndaj “mikut” të tij Armand Duka në lidhje me rastin më të fundit. Për “Gazeta Sport” ai ka deklaruar:

“Ne kemi pasur dhe kemi mirëkuptim me Federatën Shqiptare por mendoj se kjo nuk është në rregull të ftohen lojtarët që janë pjesë e Kombëtares sonë. Dellova ka qenë pjesë e Kosovës dhe është e papranueshme që ai të ftohet nga dikush tjetër”.

sfidanti.al