Zielinski ende nuk e beson që në Shqipëri humbi…

Piotr Zielinski flet në Poloni pas humbjes së rëndë të Polonisë 2-0 në Tiranë. Siaps mesfushorit të Napolit, ishte një disfatë që sipas tij mbetet e pakuptueshme edhe pse dramatike.

 “Është dramatike të komentosh një ndeshje të tillë, ka pak për të thënë. Shqipëria tregoi se si fitohet një ndeshje sepse luajti si një skuadër dhe punoi shumë në fushën e lojës. Fajin për humbjen e kemi vetëm ne sepse po të kishim shfaqur më shumë dëshirë do të kishim shënuar minimalisht një gol. Ata bënë lojëne tyre dhe u vendosën mirë në mbrojtje duke lënë shumë pak hapësira. Ne ishim pak të lëvizshëm dhe nuk kishte rotacion në pozivcione. Shqipëria besoi duke treguar motivim dhe dëshirë për të fituar”, deklaron 29-vjeçari i Napolit.

sfidanti.al