Në Çeki nuk na llogarisin, mediat nënvlerësojnë Shqipërinë

Mediat çeke nuk kanë ndonjë vlerësim të veçantë për Kombëtaren Shqiptare. Në prag të ndeshjes së grupit E që do të luhet në Pragë, gazetat kryesore, televizionet dhe opinioni sportiv e ka nënvlerësuar ekipin kuqezi. Një pjesë e madhe e opinionistëve mendon se thjesht Shqipëria do të bëjë rezistencë të fortë, por në fund do të humbasë me një gol.

Të pakët  ajë ata që e llogarisin humbjen në këtë ekuacion, ndërsa thuajse asnjë prej gazetarëve çekë nuk i njeh lojtarët e Shqipërisë. Të gjithë përmendin vetëm emrin e Qazim Laçit, pasi është pjesë e Spartas së Pragës. I gjithë ky nënvlerësim vjen për faktin se Shqipëria ka mundur vetëm Moldavinë dhe Ishujt Faroe deri tani dhe kryesisht për faktin se Çekia fitoi kundër Polonisë në shtëpi, duke mos e futur në llogari Shqipërinë. Shkrimet e mediave çeke për t’i prezantuar Shqipërinë lexuesve dhe tifozëve të Kombëtares së tyre janë të pakta, është shumë e vështirë për t’i gjetur, si të ishte një ndeshje miqësore dhe jo vendimtare për të përcaktuar kryesuesin e grupit. Nga krahu tjetër, polakët e kanë shumë seriozisht ndeshjen me Shqipërinë.