Manchester United mund ta trajtojë si Mason Greenwood sulmuesin Anthony i cili akuzohet për dhunë ndaj së fejuarës. Brazili e përjashtoi nga skuadra për shkak të hetimeve që kanë nisur dhe klubi britanik ka dalë me një komunikatë zyrtare ku thekson:
“Manchester United pranon akuzat e bëra kundër Anthony dhe njofton se policia po kryen hetime. Në pritje të informacioneve të mëtejshme, klubi nuk do të bëjë komente të tjera. Si klub, ne po e marrim seriozisht këtë çështje, duke marrë parasysh ndikimin e këtyre akuzave dhe raportimet e mëvonshme që do të kenë tek të përfshirët në abuzim”.
Pozitë aspak komode e klubit të kuq që mund të heqë dorë nga investimi 90 milionësh nëse respektin standartin “Greenwood” të cilin e përjashtoi nga skuadra edhe pse nuk ka një dënim të formës së prerë ndaj tij.