FSHF ka bërë me dije se në kompleksin e Dinamo City në periferi të kryeqytetit ka finalizuar investimin për një fushë tjetër në një kohë që klubit (ish) kryeqytetas nuk i ka ngelur më asgjë nga identiteti dhe e shkuara.
Pasi u vendos në shtëpinë e “nëndetëses” që tani është shtëpia e institucionit që drejton futbollin, klubi blu u eklipsua dhe u la fillimisht edhe pa stadium e më pas pa seli ndërsa sot Dinamo e gjen veten me një kompleks të financuar po nga FSHF që gjithsesi nuk arrin t’i gjejë një fushë ku të luajë ndeshjet si pritës. “Elbasan Arena” i super-ngarkuar sa mes KF Tiranës e ndeshjeve ndërkombëtare, ndërsa stadiumit “Dinamo” të dikurshëm po i dalin themelet dhe askush nuk kujtohet për të rikthyer aty minimalisht Dinamo-n edhe pse sot me këtë emër nuk ka asnjë lidhje me të shkuarën e atij kompleksi. Në tentativën për të legalizuar emrin e ri të Dinamos pa i hequr historinë dhe titujt (gjë e cila është shumë e vështirë ligjërisht), FSHF njofton investimin e radhës edhe pse pikëpyetjet janë ende të mëdha nëse qyteti “mëmë” i klubit do të jetë Durrësi apo…Arbana.
Sfidanti.al