Argjentina dhe Mesi në Bolivi,  një natë lufte në hotel!

Kanë srategji  ekipet në fushë kur luajnë kundër kampionëve te Botës, Argjentinës se Mesit, por nuk qëndrojnë në hije edhe tifozët me kurthet  e tyre. Argjentina sapo mbërriti në Bolivi për ndeshjen e dytë  për eleminatoret e Botërorit  të ardhshëm pas fitores me Ekuadorin.  Kjo me Bolivinë mund të quhej “ferri” ende pa filluar sepse luhet në 3600 metra  lartësi..

Por presioni atmosferik paska qënë një “llokum” në krahasim me presionin dhe frikën që do të sillte nata boliviane. Formacioni i Skalonit nuk ka mundur të mbyllte sytë sepse nisi një “luftë “ me fishekzjarre dhe sirena pranë hotelit të tyre..ku futbolli dukej nje botë e largët..

Në Argjentinë në Tyc Sport kanë publikuar videot me pamjet që qarkonin hotelin e kampionëve të  botës. Madje thuhej me ironi se .nuk mjafton që Leo Mesi është në dyshim për ndeshjen, por urojmë që “lufta” të mos shkojë deri në fushë…

Sfidanti.al