Dramë në NBA, basketbollisti i Houston tentoi të vriste të fejuarën

Shtatlerti i Houston Rockets, Kevin Porter Jr u arrestua të martën në në New York pasi sulmoi dhe tentoi të mbyste të fejuarën Kysre Gondrezick, ish lojtare e Wnba. Pasi u kthye vonë në hotel, basketbollisti u përball me kritikat e të fejuarës gjë që nuk i pëlqeu aspak duke nisur ta dhunonte fizikisht e madje duke tentuar që ta mbyste.

Fillimisht ajo i mbylli derën por shtatlarti me ndihmën e një punonjësi të hotelit, arriti të hynte dhe në këtë moment tentoi disa herë ta mbyste. Gondrezick u transportua menjëherë në spital ku mjekët kanë evidentuar një të çarë të madhe dhe një frakturë, ndërsa lojtari i “Raketave” është i ndaluar momentalisht. Dënimi për të mund të jetë aq i rëndë sa mund t’i kushtojë edhe karrierën.