Ervin Kuman është trajneri i ri i klubit të njohur turk, Fenerbahçe, dhe ai do të zëvendësojë në këtë detyrë trajnerin e mëparshëm po holandez, Filip Koku, që u shkarkua për rezultate të dobta. Kështu, Ervin Kuman, vëllai i trajnerit të përfaqësueses holandeze, Ronald Kuman, do të jetë trajneri i ri i Fenerit të Stambollit.

