Humbje katastrofike e Fenerbahçes nga Olimpiakosi, grekët përdhosen…

Fenerbahçja kampione e Evropës pësoi një humbje katastrofike 95-70 nga Olimpiakosi i Pireut në fushën e këtij të fundit, në raundin e 21-të Euroligës. Koshashënuesit më të mirë, me nga 19 pikë, ishin veterani Vasilis Spanulis dhe Janis Strelniks, ndërkohë që te Feneri më shumë pikë (24) shënoi Bobi Dikson. Epërsinë e fushës së vet e shftyrëzoi CSKA-ja e Moskës që mundi 93-87 Realin e Madridit, ndëra Anadolu Efes mposhti 82-66 Valencian, si edhe Zhalgirisi mundi 99-84 Makabin e Tel Avivit.

Nderin e ekipeve mike e shpëtoi Armani Milano që mundi Barcelonën 83-81. Katër ndeshjet e tjera do të luhen të premten.

Tabelën e kryeson CSKA-ja e Moskës me 17 fitore dhe katër humbje, ndërkohë që Olimpiakosi dhe Fenerbahçja kanë nga tri fitore më pak.

Sfidanti.al