Zinedin Zidan, jo Mancester Junajtid, do drejtoje Fenerbahcene?

Zinedin Zidan mund te mos kete Mancester Junajtid si destinacion te ardhshem, por Fenerbahcene. Kjo eshte ajo qe theksohet ne median turke sipas se ciles ish trajneri i Realit te Madridit eshte nje prej kandidaturave per t’u ulur ne stolin e kesaj skuadre per te zevendesuar Filip Kokune e larguar.

Trajneri holandez u be protagonist negativ per Fenerbahcene ne fillimine  sezonit dhe humbja 1-3 ndaj Ankaragycy vendosi shkarkimin e tij nga detyra. Fenerbahce ndodhet ne vendin e 15 ne klasifikim ne kampionatin turk ne kete sezon me 9 pike te grumbulluara dhe nje bilanc me 2 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje.

Kjo situate beri qe drejtuesit e Fenerbahcese te nisin levizjet e tyre ne kerkim te trajnerit te ri dhe Zidan eshte nje prej alternativave. Vete francezi ka pranuar ne nje interviste per TVE, se do te kthehet shume shpejt te beje rolin e trajnerit. Pervec Zidan, kandidate per rolin e trajnerit te Fenerbahcese jane edhe Loran Blank, Arsen Venger, Ziko, David Mojes dhe Leonardo Zhardim.

Sfidanti.al