Ervin Kuman është trajneri i ri i klubit të njohur turk, Fenerbahçe, dhe ai do të zëvendësojë në këtë detyrë trajnerin e mëparshëm po holandez, Filip Koku, që u shkarkua për rezultate të dobta.
Kështu, Ervin Kuman, vëllai i trajnerit të përfaqësueses holandeze, Ronald Kuman, do të jetë trajneri i ri i Fenerit të Stambollit. Në fakt, ai deri tani ka qenë ndihmës i trajnerit Koku dhe do ta drejtojë ekipin turk deri në fund të sezonit.
Ervini, i ati i të cilit, Martin Kuman, gjithashtu ka luajtur me përfaqësuesen holandeze, gjatë karrierës së tij ka qenë trajner me ekipet RKC Valvik, Fejenord, Aindhoven dhe Utreht, ndërkohë që ai ka qenë ndihmës i vëllait të tij më të madh, Ronald, kur ky i fundit drejtonte Sauthemptonin dhe Evertonin.
Sfidanti.al