Është zyrtare, David Bekam është pronari i skuadrës më të re në kampionatin amerikan të futbollit, MLS. 42 vjecari që në karrierën e tij si futbollist ka veshur fanelën e Mançester Junajtid, Realit të Madridit dhe Los Anxheles Galaksisë u prezantua këtë të hënë në Florida si drejtuesi më i lartë i klubit të Majemit.
