Sulmuesi 35 vjeçar që tashmë është pjesë e Mançester Junaitid, Zllatan Ibrahimoviç, është zgjedhur për të dhjetën herë me rradhë futbollisti më I mirë në Suedi. Ndërkohë që vetë Zllatan ishte në Stokholm për të pranuar çmimin, ku ishte parashikuar edhe një surprizë e këndëshme nga ana e organizatorëve, pasi gjatë ceremonisë mori edhe një misazh-video, nga legjenda e Mançesterit, Devid Bekam.
Të dy futbollistët luajtën së bashku vetëm gjashtë muaj te PSG,por u bënë miq të ngushtë. David Beckham e quajti Zlatan Ibrahimoviçin njeri të jashtëzakonshëm dhe është i lumtur që luan në skuadrën e Manchester United, ku ai vetë filluar karrierën e tij.