Ish-futbollisti i Mançester Junaited dhe Realit të Madridit, David Bekam është duke gëzuar një periudhë të gjatë pushimi pranë familjes së tij. Ylli anglez gëzon një familje të madhe, ku përveç bashkëshortes ka edhe katër fëmijë, që gjithsesi kanë nevojë për ushqim. Dhe për këtë nuk nevojitet ndonjë restaurant, pasi vetë David po tregohet një kuzhinier i zoti në përgatitjen e ushqimeve.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, ai shihet duke gatuar për familjen e tij, padyshim i ndihmuar edhe nga e ëma.