Klubi i lavdishëm rumun, Steaua e Bukureshtit, nuk ekziston më. Ky ishte vendimi i Gjykatës së Lartë të Rumanisë, ndërkohë që ky vendim shkon në favor të Ministrisë së Mbrojtjes së këtij vendi. Këtij ekipi të Bukureshtit do t’i merren emri dhe emblema. Vendimi i Gjykatës së lartpërmendur është i pakthyeshëm, pra, përfundimtar, dhe, si fajtor kryesor konsiderohet pronari i klubit, Xhixhi Bekali. E gjithë situata erdhi, pasi Ministria e Mbrojtjes së këtij vendi ngriti akuzë kundër klubit për përdorimin e palejuar të emrit të tij. Historia e këtij klubi të Bukureshtit nis në vitin 1947, kur edhe u ai themelua si klub ushtarak, ndërsa, më 2004, Ministria rumune e mësipërme urdhëroi ndalimin e përdorimit të emrit të deriatëhershëm.
Klubi, më pas, ra në duart e biznesmenëve Xhixhi Bekali dhe Mihael Stojka (që të dy, ndërkohë, kanë përfunduar në burg), ndërkohë që Ministria në fjalë vazhdon që t’i përmbahet vendimit të saj për ndalimin e përdorimit të emrit të këtij klubi. Steaua e Bukureshtit, që nga krijimi i saj si klub, ka fituar 26 tituj kampioni të Rumanisë dhe 22 kupa të këtij vendi. Suksesin më të madh ky klub bukureshtas e arriti, kur fitoi titullin e kampionit të Evropës gjatë sezonit 1985-1986.
Sfidanti.al