Zllatan Ibrahimoviçi – trajner-lojtar?

Klubi anglez i futbollit, Mançester Junajtid, ka në plan që t’i ofrojë punë sulmuesit aktual të tij, Zllatan Ibrahimoviç, në stafin e tij të trajnerëve, kur ai “të mbarojë punë” në fushën e futbollit, njofton gazeta angleze “Daily Star”. Vihet në dukje se futbollisti suedez 35-vjeçar dëshiron që, pas përfundimit të karrierës si lojtar, të bëhet trajner. Edhe në këtë klub, sikurse bëjnë të ditur burime të afërt me të, janë gati që t’u dalin para dëshirave te Ibros dhe ta përfshijnë atë në stafin e trajnerit Zhoze Murinjo, me qëllim që Ibrahimoviçi të marrë përvojë. Zllatani po luan me ManU-në që nga vera e vitit 2016. Gjatëkëtij sezoni, ai ka luajtur me ekipin ne 25 ndeshje në turne të ndryshëm, duke shënuar 16 gola dhe duke dhënë tre pasime goli.

Sfidanti.al