Çelsi ia shiti Oskarin, për më shumë se 60 milionë euro, ekipit Shangai
Shenhua që bleu me këtë shumë të madhe parash një futbollist brazilian
që ishte një rezervë standarde në ekipin e Antonio Kontes, por, ndërsa krerët e
këtij klubi lodinez, me siguri, që po fërkojnë duart pas kësaj
marrëveshjeje fitimprurëse të pazakontë, trajneri i Arsenalit, Arsen Venger,
bëri, ditët e fundit, një paralajmërim serioz. Ky trajner francez me përvojë
vuri në dukje se miliona eurot që po derdhin kompanitë aziatike, sidomos, ato
kineze,përbëjnë një kërcënim të madh për futbollin anglez, ndërsa
mediume të ndryshëm të ishullit britanik paralajmërojnë se edhe disa yje të
tjerë të Premier Ligës angleze ndodhen në radarin e klubeve kinezë, yje, nga
të cilët duhet të veçohet, sidomos, njëri. Sipas disa mediumeve të njohur në
Angli, kapiteni i ManU-së, Uejn Runi, kanë tryezë, para vetes, disa oferta
sensacionale, pasi bëhet fjalë për kontrata që mund t’i sigurojnë atij fitime
mësedy herë më shumë sesa ai merr tani, si pagë javore, në Mançester. Runi,
momentalisht, fiton 300 000 sterlina në javë, por Guanxhou dhe Peking Goani
synojnë që ta tundojnë atë, duke i ofruar 700 000 sterlina të çmendura në
javë! Ky lajm është bërë, këto ditë, top lajmi në Britani, ndërkohë që disa
mediume thonë se ky megatransferim mund të shtyhet për në sezonin veror
të transferimeve dhe, si arsye të kësaj shtyrje, sjellin faktin se Runi ndodhet
mjaft pranë thyerjes së një rekordi të veçantë, pra thyerjes së rekordit mitik
të Ser Bobi Çarltonit si golashënuesi më i mirë në historinë e Junajtidit
(Runi, momentalisht ka shënuar 248 gola, një më pak sesa Çarltoni
legjendar).