Është zyrtare, David Bekam është pronari i skuadrës më të re në kampionatin amerikan të futbollit, MLS. 42 vjecari që në karrierën e tij si futbollist ka veshur fanelën e Mançester Junajtid, Realit të Madridit dhe Los Anxheles Galaksisë u prezantua këtë të hënë në Florida si drejtuesi më i lartë i klubit të Majemit. David Bekam e kishte opsionin e krijimit të një klubi në SHBA në kontratën e tij me Los Anxheles Galaksi gjatë periudhës që ai aktivizohej me të dhe britaniku e coi deri në fund transaksionin për vlerën e 25 milionë Dollarëve
‘ E ëndërroja këtë prej vitesh-tha Bekam-Asgjë në jetën dhe karrierën time nuk ka qenë e lehtë për t’u arritur, pervec disa gjërave. Kur isha 12 vjec një trajner më ta: David nuk do luash asnjëherë futboll profesionist, nuk do të luash asnjëherë për vendin tënd pasi je shumë i dobët, shumë i vogël, por pas 25 vitesh mund të them se kam pasur një karrierë të mirë. Sot ju më bëtë ëndrrën time realitet.
Projekti i Bekam për Majemin është vetëm në fillimin e tij. Klubit duhet t’i gjendet, emri, logoja dhe ngjyrat. por jo vetëm kaq ende nuk dihet se data e debutimit të skuadrës së Bekam në kampionatin amerikan të futbollit, ndërkohë që pritet ndërtimi i stadiumit të ri. urimet për këtë ndërmarrje të Bekam nga shumë yje të futbollit nuk munguan dhe këtu mund të përmendim edhe Lionel mesin i cili me tone shakaje tha se në vitet e ardhshme do të presë një telefonatë prej tij.
sfidanti.al