As Inter e as Roma, Deniel Stërrixh preferoi Uest Bromuiçin

Deniel Stërixh injoron Serinë A e më konkretisht Interin dhe Romën. Sulmuesi anglez preferoi që  të qëndrojë në vendin e tij duke kaluar nga Liverpuli te Uest Bromuiç, një lëvizje që rezultoi të ishte një goditje e rëndë për tifozët  zikaltrit të cilët jo vetëm u përballën me mesazhin enigmatik të Ikardit(‘të thuash lamtumirë do të thotë se je rritur’, por edhe me deklaratën e Auzilios që tha se nuk janë kushtet për të blerë Pastoren.

Stërrixh kaloi te Uest Bromuiç në formë huazimi deri në fund të sezonit me klubin e Premier Leagues që pranoi të derdhë në arkat e Liverpulit shifrën e 1.5 milionë Paundëve për huazimin e futbollistit

sfidanti.al