Pas Dejtonës, Fernando Alonso do të provojë veten në 24 Orë të Lë Mans

Fernando Alonso këtë vit do të përjetojë një tjetër eksperiencë që nuk ka të bëjë me Botërorin e Formula 1. Skuadra e McLaren konfirmoi se i ka dhënë lejen pilotit spanjoll që të marrë pjesë në edicionin e këtij viti të 24 Orë të Lë Mans që është pjesë e Botërorit Endure të automobilizmit ku alonso do të jetë i pranishëm në cdo garë përvec asaj të Fixhit që është në të njëjtën datë me Çmimin e Madh të Austin në Formula 1

McLaren ka bërë të ditur se Alonso do të garojë në 24 Orë të Le Mans me makinën Toyota Gazoo Racing, një makinë e përëbërë nga një motor me 1000 kuaj fuqi. Alonso nuk e ka fshehur dëshirën për të fituar Kurorën e Trefishtë; suksesi në garën e Monakos në F1, atë të Indy 500 dhe në 24 Orë të Le Mans. I vetmi që e ka arritur këtë është Graham Hill në 1966-1972. Gara e 24 Orë e Le Mansit është e programuar të zhvilluar në 16-17 qershor në javën që është mes garës së Monakos dhe asaj të Francës në Botërorin e formula 1.

sfidanti.al