‘E lexova artikullin në Corriere Della Sera. Asgjë nuk është e vërtetëk-kështu shkruan Kris Frum në profilin e tij në rrjetin social Tëitter duke hedhur poshtë artikullin e publikuiar nga e përditshmja italiane ‘Corriere Della Sera’ në versioni online të saj ku fliste për një pakt të ciklistit britanik për të shpëtuar sezonin pasi rezultoi pozitiv në testet antidoping për substancën salbutamol
Sipas kësaj të përditshmeje italiane, Frum i këshilluar nga bashkëshortja e njëkohësisht dhe menaxherja e tij, Mishel, vendosi të bëjë të njëjtën gjë si italiani Ulissi në 2014 që pranoi fajin duke përfituar uljen e dënimit nga 2 vjet në vetëm 9 muaj. Gjithnjë sipas ‘Corriere Della Sera’, Frum është gati të bëjë këtë pakt dhe të pranojë fajin që do të thotë humbje e titullit të Xhiros së Spanjës dhe medaljes së bronztë të fituar në garën kronometër individual në Kupën e Botës në çiklizëm si dhe një pezullim prej 5-6 muajsh
Kris Frum rezultoi pozitiv me substancën salbutamol pas etapës së 18 të Xhiros së Spanjës, eveniment të cilin ai e fitoi, por britaniku u justifikua se këtë substancë e kishte konsumuar pasi u këshillua me mjekun me motivin se ai vuante nga astma.
sfidanti.al