Bekam pre e hakerave, i vjedhin e-mail dhe e gjobisin 1 milionë paund

Hakerat kanë vjedhur llogarinë e e-mail të Devid Bekam dhe e kanë kërcënuar, se do të bëjnë publike çdo informacion privat të tij, nëse ai nuk u paguan atyre 1 milion paund. Ish-futbollisti i Kombëtares angleze nuk ka rënë pre e këtij shantazhi, duke refuzuar kategorikisht të paguajë gjobën. Ndërkohë, hakerat publikuan një listë me e-maile komprometuese, që pretendojnë se Bekham ka përdorur angazhimin e tij në bamirësi për të fituar një titull.

Në një e-mail, ish-futbollisti i quan “qelbësira mosmirënjohës” anëtarët e komitetit të nderimeve, sepse nuk i dhanë titullin Sir David dhe refuzuan të financojnë bamirësitë e tij. Përfaqësuesit e Bekam reaguan menjëherë për këtë çështje, duke thënë se llogaria vjedhur më pas është manipuluar.

Sfidanti.al