Ishte një derbi, por tifozët as që mund ta mendonin barazimin. Të lesh dy pikë në “Kamp Nou” me Gironën ishte jashtë konceptit të mbi 76 000 shikuesve, veçse kështu ndodhi. Barcelona bëri gabimin e parë në La Liga, pak ditë pas suksesit 4-0 me PSV Ajndhovenin, ndonëse edhe në atë sfidë pati defekte alarmante

