Suarez i ndërgjegjshëm: Barcelona duhet të gjejë pasuesin tim. Rikthehet Ikardi?

‘Barcelona duhet të nisë kërkimet për një tjetër numër 9-ai që e thotë këtë është vetë luis Suarez që edhe pse në moshën 31 vjecare është një element i rëndësishëm për skuadrën e Barcelonës, gjë që e tregoi edhe në ‘el Clasicon’ ndaj Realit të Madridit me 3 golëshin e tij. Sulmuesi uruguajan është i ndërgjegjshëm se vitet fluturojnë edhe për të prandaj e shikon si dicka normale dëshirën e kampionëve të Spanjës për të nisur kërkimet për një qendërsulmues tjetër.

Kaq ka mjaftuar që media spanjolle të fillojë me hipotezat për emrat e mundshëm që mund të marrin vendin e Suarezit në të ardhmen. ‘El Mundo Deportivo’ tashmë e ka përpiluar një listë me kandidaturat ku rezulton se më i preferuari i trajnerit Valverde është Herri Kejn. Por në rastin e sulmuesit të totenhemit qëndron te kostoja e kartonit të tij që është 200 milionë euro, shifër që nuk mund të përballohet nga barcelona për shpenzimet në merkato. Në listën e pretendentëve për rolin e qendërsulmuesit janë edhe Verner e Dolberg, ndërkohë që së fundmi ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të klubit katalanas edhe Mauro Ikardi, një futbollist që është formuar në akademinë e Barcelonës.

Sipas ‘El Mundo Deportivo’, kapiteni i interit i ka bërë të gjithë për vete me aftësitë e tij në shënimin e golave, megjithatë ai ende nuk ka karakteristikat e përshtatshme për sistemin e lojës së skuadrës së Barcelonës.

sfidanti.al