‘I fundit i Mohikanëve’, Baloteli shfaqet me një ‘look’ të ri

Mario Baloteli na ka mësuar me ndryshimin e shpeshtë të pamjes së tij të jashtme. Sulmesi italian i Nisës ka ndryshuar kushedi sa herë modelin e tij të flokëve dhe së fundmi është shfaqur me atë të tipit ‘I fundit i Mohikanëve’. Baloteli shfrytëzoi rrjetin social instagram për t’i prezantuar botës ‘look-un’ e tij të ri duke postuar disa foto me modelin e ri të flokëve.

Nuk kaloi shumë kohë dhe ky postim fitoi me mijëra ‘pëlqime’, ndërkohë që nuk munguan as komentet nga persona që e njohin mirë atë duke nisur nga i vëllai Enock që u mjkaftua vetëm me publikimin e disa emoji me imazhin e kalit. Ndërsa volejbollistja Veronika Anxheloni, me ironi e ka cilësuar si ‘të tmerrshëm’ modelin e ri të flokëve të SuperMarios.

sfidanti.al