‘El Mundo’ zbulon: Mançester Siti i ofroi Mesit 250 milionë Euro në 5 vjet

Lionel Mesi e mori seriozisht në konsideratë largimin nga Barcelona për në drejtim të Mancester Sitit në vitin 2017. Kjo është ajo që publikon e përditshmja spanjolle ‘El mundo’ që zbulon të gjitha detajet e bisedimeve mes përfaqësuesve të sulmuesit argjentinas dhe drejtuezve të Citizens që u mbajtën në periudhën dhjetor 2016-nëntor 2017.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Mancester Siti i ofroi Mesit një kontratë 5 vjecare me  pagë totale prej 250 milionë Euro që do të thotë, 50 milionë Euro në sezon, ndërkohë që i premtoi një shpërvbblim edhe babait të futbollistit prej 50 milionë euro. Por jo vetëm kaq, Mancester Siti ishte gati që të paguante edhe klauzolën e asaj kohe të kontratës së mesit që kapte vlerën e 250 milionë Eurove. Kjo do të thotë se në total operacioni për transferimin e Lionel Mesit nga Barcelona te mancester Siti do të kapte vlerën e 755 milionë eurove.

Pavarësisht gjithckaje, në fund ajo që fitoi ishte Barcelona pasi, Mesi e rinovoi kontratën me klubin blaugrana pas negociatave me Mancester Siti duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2021 ne një pagë prej 35 milionë Eurosh neto në sezon, ndërkohë që klauzola e zgjidhjes së saj u rrit në 700 milionë Euro. Kjo kontratë e re ka opsion rinovimin e saj edhe për një sezon tjetër me të njëjtat kushte.

sfidanti.al