Telashe për Verratin; policia e arreston se drejtonte mjetin i dehur

Marko Verrati hyn në telashe. Mesfushori i Paris Sën Zhermenit u arrestua nga policia franceze në mesnatën e së martës pasi drejtonte automjetin e tij nën efektin e pijeve alkoolike. Verrati u ndalua nga policia dhe iu nënshtrua testut alkolemik ku rezultoi se niveli i pijes alkoolike të konsumuar e kishte tejkaluar kufirin e përcaktuar nga ligjet e vendit transalpin.

Futbollisti italian u lirua pas disa orësh, por në javët e ardhshme do të jetë i detyruar të shfaqet në një proces gjyqësor. Verrati, që sapo e ka marrë lejen e drejtimit të makinës, kërkoi menjëherë ndjesë për atë cfarë ndodhi, por kjo nuk do të mjaftojë aspak, pasi ai rrezikon të sanksionohet edhe nga vetë Paris sën Zhermeni, për thyerje të kodit të etikës së klubit

sfidanti.al