Shkëlqimi i Derik Ruozit: Shënon 50 pikë dhe s’mban lotët!

Nuk ka dyshim se Derik Ruoz është një nga basketbollistët më të mirë aktualë, por, megjithatë, dëmtimet e shumtë në gju dhe operacionet kanë lënë gjurmë serioze në karrierën e tij. Ai është basketbollisti më i ri në historinë e NBA-së që ka fituar çmimin e basketbollistit më të mirë të sezonit, kur ai shkëlqeu me Çikagon dhe, më 2011, fitoi çmimin më të rëndësishëm individual. Por, më pas, për shkak të dëmtimit në gju, ai iu nënshtrua katër operacioneve dhe karriera e tij mori tëposhtë.
Por trajneri i tij i mëparshëm te Çikago, Tom Tibodo, kishte besim te cilësitë e tij dhe e solli, gjatë verës së kaluar, tek ekipi i Minesotës mbi bazën e një kontrate me vlerë minimalem, duke qenë se Juta hoqi dorë nga shërbimit e tij. Megjithatë, në ndeshjen e fundit që Minesota e fitoi 128-125 kundër ekipit Xhez, ai shënoi plot 50 pikë, duke u kujtuar edhe një herë tjetër dashamirësve të basketbollit se çfarë basketbollisti do të mund të ishtë berë ai, po të mos ishte dëmtuar aq shumë.
Ruozi ka punuar shumë dhe kjo punë ngulmuese iu shpërblye. Kur shënoi 50 pikë, ai nisi të qajë, sepse është bërë shumë emocional, ndërkohë që të gjithë shokët e tij të ekipit e përqafuan.
Sfidanti.al