Barcelona mund te buzeqeshe; 10 dite pas demtimit ne brryl ne ndeshjen me Sevijen, Lionel Mesi u kthye te stervitet duke e pershpejtuar procesin e riaftesimit. Fillimisht u deklarua se Mesi do te qendronte jashte fushave per 3 jave, por kjo kohe eshte ulur je vetem 2 jave. Gjithsesi, argjentinasi nuk do te jete ne fushen e lojes ne San Siro ndaj Interit, maksimumi i tij eshte te nise sfiden nga stoli. Pritet qe ai te luaje rregullisht ne sfiden e 24 nentorit ndaj Atletiko Madrid.
Lionel Mesi nuk ishte ne fushen e lojes ne ndeshjen e Camp Nout ndaj zikalterve ku Barcelona fitoi 2-0. Po ashtu ai mungoi edhe ne ‘El Clasico’ me Realin e Madridit dhe e pa nga shkallet e stadiumit fitoren e jashtezakonshme te skuadres se tij 5-1 ndaj rivaleve te perjetshem. Mesi tashme ka filluar te beje ushtrime per levizjen per t’u mesuar serish me fushat e lojes per te qene gati per sfiden me Atletikon ne Wanda Metropolitano.
Sfidanti.al