Futbollisti kroat, Marselo Brozoviç, në ndeshjen që u zhvilua të mërkurën e kaluar në kuadrin e Ligës së Kampioneve mes Barcelonës dhe Interit (2-0), bëri një lëvizje të re, të cilën ai e quajti
“krokodili”, duke u shtrirë përsëgjati poshtë mbrapa barrikadës që zakonisht në rastin e gjuajtjeve të lira nga kundërtshtari, hidhet përpjetë, pasi edhe topi në të shumtën e rasteve gjuhet sipër ose
anash saj. Por, në rastin konkret, Luis Suarezi i Barcelonës ia “bëri me hile” barrikadës së Interit, duke e gjuatur topin poshtë rrëshqanthi, por atje doli një pengesë tjetër në formën e trupit të
shtrirë të Brozoviçit, kështu që topi i gjuajtur nga Suarezi u pengua, duke e shpëtuar Interin nga një gol i sigurt, sepse portieri ndodhej në anën tjetër të portës. Kjo lëvizje e Brozoviçit e habiti edhe vetë
Lionel Mesin që hapi sytë dhe qeshi me këtë veprim origjinal të futbollistit kroat të Interit.
Këtë lëvizje të quajtur “krokodil” futbollisti kroat e përsëriti edhe në ndeshjen e fundit të Serisë A mes Lacion dhe Interit (0-3). Sikurse duket, Brozoviçi synon që “ta patentojë” këtë risi të tij në
fushën e futbollit.
Sfidanti.al