Më 30 tetor, legjenda e futbollit aegjentinas dhe botëror, Diego Armando Maradona, mbushi 58 vjeç dhe në këtë ditë atij i erdhën mjaft mesazhe urimi nga katër anët e botës. “Don Diego” i papërsëritshëm e priti 58-vjetorin e tij si trajner i ekipit meksikan “Dorados” dhe gjatë të gjithë ditës së djeshme ai
mori mesazhe urime nga shumë figura të shquara të fubollit dhe të sportit, midis tyre edhe nga legjendja tjetër më e madhe e futbollit, Pele.
“Gëzuar ditëlindjen, Diego. Unë e di se, ti, do ta kalosh natën i qetë, duke lexuar ndonjë libër, por shpresoj se do të gjesh pak kohë që të bësh me këtë rast edhe ndonjë festë të vogël”, shkruante në mesazhin e tij Pele me një ironi miqësore, me siguri duke pasur parasysh skandalet e tij të fundit, kur Maradona është shfaqur i dehur në publik
Sfidanti.al