Mbape u vonua në ndeshjen PSZH-Marsej, po shihte …“El Klasikon”!?

Ylli i PSZH-së, Kilian Mbape, u vonua për në ndeshjen mes ekipit të tij dhe Olimpikut të Marsejës, kështu që trajneri i tij, Tomas Tuhel, e la atë në stolin e rezervave në fillim të ndeshjes. Në fakt, Mbape nuk u paraqit në kohën e duhur në takimin e ekipit që ishte caktuar të zhvillohej katër orë para ndeshjes.
Mediume francezë dhe spanjollë shkruajnë se Mbape u vonua për në takimin e lartpërmendur, sepse po shihte “El Klasikon” mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, duke e harruar takimin e lartpërmendur.
Sidoqoftë, Mbapes iu dha mundësia që të luante në pjesën e dytë dhe ai arriti që të shënonte gol vetëm tri minuta mbas hyri në fushë në këtë ndeshje që u fitua 2-0 nga PSZH-ja.
Sfidanti.al