Niko Kovaç gjatë kësaj vere u caktua që të drejtonte Bajernin e Mynihut, pasi kryesia e klubit bavarez e konsideroi atë si pasuesin më të mirëe të trajnerit veteran Jup Hajnkes dhe si një zgjidhje afatgjate për stolin e drejtimit të ekipit kryesor të Bundesligës. Por, vetëm mbas pak muajsh, puna e tij te Bajerni nisi të vihej në dyshim të madh, pasi futbollistët e Bajernit nuk po luanin ashtu sikurse pritej prej tyre, ndërkohë që edhe rezultatet e tij linin shumë për të dëshiruar dhe situata nuk është e mirë as tani.
Një pakënaqësi e madhe po mbizotëron jo vetëm midis tifozëve, por edhe midis lojtarëve. Sipas medimeve gjermane, një nga më të pakënaqurit është futbollisti kolumbian, Hames Rodrigez, që kërkoi një takim urgjent me kryesinë e klubit bavarez, duke u thënë atyre: “Ose unë ose Kovaçi, një nga ne të dy duhet të ikë”!
Ky futbollist ofensiv 27-vjeçar është i zhgënjyer dhe i pakënaqur nga qëndrimi që mban ndaj tij trajneri kroat si në stërvitje, ashtu edhe sa i përket rolit të tij në fushë. Gjatë këtij sezoni, Rodrigezi ka luajtur në 10 ndeshje, ka shënuar tre gola dhe ka dhënë dy asiste golash.
Sfidanti.al