Përtej rezultatit ishte një reklamë futbolli. Mëkat i madh që në “Gudison Park” të 42 000 vendet ishin bosh, ndërsa derbi mes Evertonit dhe Liverpulit ishte një spektakël i Premier Ligës. Përfundoi 2-2, mes ekipeve të drejtuar nga dy trajnerë-mjeshtra si Karlo Ançeloti e Jurgen Klop, ndonëse duhet thënë se kampionët ishin më pranë fitores
Kumbulla titullar i merr pikë Juves, Ronaldo-Veretu, duel dygolësh!
Në fund, prova për trajnerin e Romës, Fonseka, ishte pozitive, ndërsa tekniku i kampionëve, Pirlo, mund të ndihet i kënaqur që mori një pikë. Ky përfundimi në stadiumin “Olimpiko” të kryeqytetit italian, ku Roma luajti më mirë sesa Juventusi, por gaboi pikërisht kur ishte në epërsi numerike dhe të rezultatit. S’ke ç’i bën, mungesa e
Ky Inter nuk është ende për titull, por ndoshta me Zaniolon e Xhekon …!
Bepe Marota bën be e rrufe se nuk ka folur për drejtuesit e Romës për talentin e ri të tyre, dhe as nuk ka ndërmend të komentojë për sulmuesin boshnjak, por bota e tregtisë në futboll është si bota e bursës në financë, një lloj makiavelizmi. Je i detyruar të mos thuash të vërtetën, dhe
Mançester Junajtid, rruga e gjatë dhe e mundimshme drejt kreut!
Historia e Sër Aleks Fergusonit është një manual i detyrueshëm për t’u lexuar për trajnerët e futbollit, për ata që duan të bëhen të tillë, dhe për analistët që vendosin të paguhen që t’i kritikojnë njerëzit e stolit. Skocezi i madh do të kishte përfunduar keq, nëse drejtuesit e Mançester Junajtidit nuk do t’i kishin
Vendi i pestë është larg, por vazhdon ringjallja e Milanit të Piolit!
Këtë herë nuk ishte mbrëmja e Zllatan Ibrahimoviçit, pavarësisht nga mburrjet e disa ditëve më parë. Sulmuesi suedez i Milanit ndihmoi pak në një barazim domethënës për lombardët, që e treguan veten të fortë edhe në stadiumin e Napolit, aty ku janë mundur ekipe si Juventusi, Lacio apo është eleminuar Interi nga Kupa e Italisë.
Atalanta mund të matet me Juven në Torino, penalltitë shpëtuan kampionët!
Nuk pati protesta të rëndësishme për 11-metërshat dhe Kristiano Ronaldo u tregua i saktë e gjakftohtë për dy gola të tjerë në karrierë, veçse kryefjala e ndeshjes së Serisë A në Torino ishte Atalanta. Përfundoi 2-2 sfida kryesore e javës mes Juves dhe ekipit të Gasperinit, duke treguar se bergamaskët këtë vit janë në gjendje
Interi zbret në vend të katërt, tifozët të acaruar me “Lipin e dytë”!
Për ultrasit nuk ka asnjë dyshim se ky është një mision për të shkatërruar skuadrën e tyre të zemrës. Antonio Konte, sipas tyre, po vazhdon me sukses skenarin e dikurshëm të Marçelo Lipit (ndonëse, jo të Xhovani Trapatonit), kakofoni që u forcua shumë pas barazimit 2-2 në fushën e Veronës. Pak minuta i ndanë lavdërimet
Titulli në rrezik, 10 ndeshje pa fitore jashtë, Mesi-Suarez nuk mjaftojnë më!
Kike Setien është vënë nën kritika të ashpra, por në përfundim të sezonit, humbjen nuk e pëson thjesht trajneri, por sidomos Barcelona. Barazimi 2-2 në fushën e Seltës së Vigos, bëri që katalanasit vërtet të dilnin 1 pikë mbi Realin në krye të La Ligës, por të humbisnin dy pikë, dhe t’u jepnin mundësi madrilenëve
Zidan, gabon nëse mendon se e mund Sitin me këtë Real!
Sezoni i paska dritë-hijet e tij, dhe ulje-ngritjet nuk po munden të shmangen. Reali i vërtetë nuk është as ai që shkëlqeu në “Kamp Nou” në barazimin e La Ligës, as ai që fitoi Superkupën në Arabi Saudite dhe që fitoi derbin në “Bernabeu” po për kampionat. Po ashtu, nuk është plotësisht as ai që
Mirë Premier Liga që “shkoi e vate”, por a ka shpresë Siti në Champions?!
“Ne ishim me shpirtin e duhur, me frymën e duhur, ne arritëm të përmbysim rezultatin, dhe bëmë të gjitha përpjekjet, por na ndodhi diçka në fund, dhe humbëm dy pikë”. Këto ishin disa nga fjalët e nxjerra me vështirësi nga goja, prej Pep Guardiolës pas barazimit 2-2 të Mançester Sitit në “Etihad” ndaj Kristël Palasit.