Vendi i pestë është larg, por vazhdon ringjallja e Milanit të Piolit!

Këtë herë nuk ishte mbrëmja e Zllatan Ibrahimoviçit, pavarësisht nga mburrjet e disa ditëve më parë. Sulmuesi suedez i Milanit ndihmoi pak në një barazim domethënës për lombardët, që e treguan veten të fortë edhe në stadiumin e Napolit, aty ku janë mundur ekipe si Juventusi, Lacio apo është eleminuar Interi nga Kupa e Italisë. Përfundoi 2-2, ndërsa ndeshja e Ibrës mbaroi në 61’, pak pasi napolitanët kishin realizuar përmbysjen.

Teo Hernandez kaloi miqtë në epërsi në 20’ (asisti i Rebiçit), por Xhovani Di Lorenco barazoi në 34’. Pastaj, Dris Mertens sigloi përmbysje në 60’, por Kesi me penalltinë e fituar nga Bonaventura, siguroi pikën për milanistët, që u mbajtën deri në fund edhe pse mbetën me 10 vetë në 87’ (Zelemekers). Kuqezinjtë janë në vend të shtatë me 50 pikë, ndaj 52 të Napolit e 54 të Romës.

Sfidanti.al