Tragjedi e re në boks, përse duhet të lihen të vdesin kaq lirisht?!

Besohet se do të vijë një ditë që do ta ndalojnë këtë çmenduri. As gjithë kënaqësia e botës nga ana e publikut nuk mund të justifikojë as dëmtimin më të vogël të shëndetit të një sportisti, jo më humbjen e jetës. Ja pra, kjo ndodhi edhe një herë, për të kushedisesatën herë. Tim Hejg (Hague) ndërroi jetë në spital pasi pësoi një nokaut të rëndë në një ndeshje boksi të peshave të rënda ndaj Adam Breidvudit. Hejg ishte më parë një luftëtar i arteve të përziera marciale (MMA) dhe mori pjesë në kampionatin UFC, ku arriti 21 fitore e 13 humbje.

Vitin e kaluar, iu përkushtua boksit, por natyrisht pati mangësi, krejt normale kjo për një sportist të specializuar në xhu-xhicun braziliane. Ndeshja tragjike u zhvillua në Kanada të premten, ndërsa Hejg u rrëzua në tapet në raundin e dytë pasi mori shumë grushta. Kaluan dy ditë në spital përpara sesa ai u shpall i vdekur nga dëmtimet në tru.

Sfidanti.al