Pati Mills, heroi australian që vlen më shumë sesa një medalje olimpike!

Është basketbollist i NBA-së dhe sezonin e ardhshëm do të luajë për Bruklin Netsat, pra bashkë me Kevin Durantin që e pati rival në Olimpiadë. Gjithsesi, ylli i Australisë nuk është vetëm një lojtar i rëndësishëm i koshit, por edhe një djalë për së mbari, një njeri që paguan nga rroga e tij për komunitet në vështirësi në Australi. Millsi 32-vjeçar dha 1.5 milionë USD vitin që kaloi për lëvizjen “Jeta e zezakëve vlen”, me degë në Australi. Ai po ashtu bleu një pajisje diellore (solare) për pastrimin e ujit për të ndihmuar komunitetin në Nju Sauth Uells, e gjithashtu ai vizitoi qytetet australiane që u dëmtuan nga zjarret gjatë periudhës së pushimit të NBA-së.

Sfidanti.al