Kovidi shtyn ndeshjen e Bajernit në Kupë nga e premtja në të mërkurën tjetër

Pritej që të luhej sfida e raundit të parë të Kupës së Gjermanië pa ardhur fundjava dhe që bavarezët të shkonin në fushën e Bremes SV (Shoqëria Sportive e Bremenit). Gjithsesi, në skuadrën e qytetit hanseatik pati një vatër koronavirusi dhe ndeshja u shty. Tashmë është e qartë që kampionët e Gjermanisë do të luajnë jo këtë të premte, por të mërkurën që vjen në orën 20:15. Në të njëjtën kohë u vendos që të shtyhej shorti për raundin e dytë, dhe ky do të mbahet në 5 shtator.

Sfidanti.al