Nëse Superliga kontinentale do të ishte realizuar, Lionel Mesi nuk do të ishte larguar nga Barcelona, dhe kjo tregon se përse dy gjigandët spanjollë kanë qenë aleatë pa asnjë dyshim në luftën e tyre ndaj UEFA-s dhe La Ligës. Reali i Madridit hodhi një tjetër hap në këtë luftë kur deklaroi me gojën e presidentit Florentino Perez se do ta hedhë La Ligën në gjyq sepse ka shitur 10 për qind të të ardhurave totale të kampionatit te kompania amerikane, CVC, kundrejt 2.7 miliardë eurove. Reali thotë se një pjesë e atyre të ardhurave janë të siguruara nga klubi madrilen dhe se ai nuk dëshiron t’i shesë. Ky gjyq vjen në vazhdën e gjyqeve që Reali, Barcelona e Juventusi kanë me UEFA-n lidhur me Superligën Europiane.
Sfidanti.al