Nuk është e lehtë të lihet pas një legjendë e tillë, ndërsa kjo do të thotë sesa i madh është basketbollisti nga Serbia. Nikola Jokiç realizoi tripëll dabëllin e tij të 79-të në karrierën në NBA duke kaluar Uilt Çembërlenin që pati 78 të tilla në kohën kur luajti. Kapiteni i Denverit ndihmoi ekipin në një fitore të rëndësishmë, 122-110, në fushën e Oklahomës, duke lënë pas shijen e hidhur të humbjes në Los Anxhelos ndaj Lejkërsave. Jokiçi shënoi 15 pikë, kapi 13 topa në tabela e shërbeu 13 asistë dhe tani shumë pak yje janë përpara tij. Lebron Xhejms ka 105 tripëll dabëlla, Kid 107, ndërsa në vend të parë është Rasëll Uestbruk me 194. Pritet që serbi t’i afrohet rekordit në NBA sepse deri tani ka luajtur vetëm 8 sezone dhe pritet të ketë edhe shumë të tjerë.
Sfidanti.al