Ç’do të bëjë Interi me Lukakun? Kushton gati 50 000 euro për minutë!

Kjo nuk ishte menduar, veçse futbolli ka edhe dëmtime dhe ja ku jemi. Romelu Lukaku ka luajtur gjithsej 256 minuta, i penguar nga dëmtimet, ndërsa pritet të kthehet vetëm në fund të dhjetorit apo në janar duke rrezikuar edhe Kupën e Botës me Belgjikën. “La Gazeta delo Sport” bën llogaritë dhe thotë se me rrogën 12 milionë euro deri tani, sulmuesi i kushton Interit plot 46 000 euro në minutë! Sipas të përditshmes italiane, drejtuesit zikaltër po mendohen për atë që duhet të bëjnë, ndërsa problem është që Çelsi nuk e dëshiron më Lukakun në ekip.

Sfidanti.al