Presidenti Rodolfo Landim ishte i qartë e ndoshta edhe i pasjellshëm në deklaratën e tij. Numri 1 i Flamengos deklaroi se Kristiano Ronaldo do të ishte sot vetëm një zëvendësues në ekipin e tij që sapo fitoi Kupën Libertadores (të shtunën e kaluar), duke mundur Atletikon e Paranaenses në një finale krejtësisht braziliane. Landim tha edhe se rroga e Ronaldos është e tillë që nuk mund të paguhet nga klubi i tij, ashtu siç nuk mund të paguhet as Nejmari. Nuk është se ka ndonjë fakt konkret që CR7 dëshiron të kalojë Atlantikun dhe të shkojë në Brazil, sepse besohet që portugezi do të bëjë çmos të jetë në Champions sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, Kristiano dihet që nuk dëshiron të vazhdojë tek Mançester Junajtidi.
Sfidanti.al